
Në datën 20 tetor, ambasadori Pëllumb Qazimi ka pritur në takim prezantues ambasadorin e ri të Republikës Sllovake në Slloveni, Peter Zeleňák. Gjatë takimit janë shkëmbyer mendime e vlerësime për marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Sllovaki, zhvillimet e brendshme në Slloveni, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën evropiane të vendeve të rajonit. Temë e veçantë e diskutuar ishte edhe rrugëtimi evropian i Shqipërisë, si dhe puna e bërë për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Ambasadori Peter Zeleňák, ndër të tjera theksoi se vendi i tij mbështet plotësisht Shqipërinë në procesin e përmbushjes të reformave dhe për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE.