Në datën 26 tetor, ambasadori Pëllumb Qazimi është takuar me Florence Ferrari, ambasadore e Francës në Slloveni. Tema kryesore e takimit ka qenë ajo e integrimit evropian të Shqipërisë. Më në detaje janë diskutuar arritjet e Shqipërisë në fushën e reformave, mbështetja për kuadrin negociues në përputhje me metodologjinë e re të zgjerimit dhe organizimi i Konferencës së parë Ndërqeveritare, që do të shënonte edhe fillimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.