Nusret Jashari, shqiptar me banim në Lubjanë, investon për fëmijët, për dijen dhe për të ardhmen në vendlindjen e tij

Nusret Jashari, menaxher futbolli dhe veprimtar shqiptar me banim në Slloveni, së fundi përmes një akti fisnik ka dhënë një kontribut kuptimplotë për shkollën “Naim Frashëri”, në vendlindjen e tij, Negotinë e Pollogut në Maqedoninë e Veriut. Në kushtet e pandemisë së Covid-19, që ka prekur mbarë botën, jo të gjithë nxënësit e vendlindjes së tij, e kanë patur mundësinë të ndjekin shkollën online. Ai në komunikim me drejtorin e shkollës, ka blerë dhe dërguar 34 IPAD për përdorim nga nxënësit që e kanë patur nevojë të menjëhershme një gjë të tillë. Investimi i Nusret Jasharit është investim për fëmijët dhe dijen, është investim për të ardhmen.

Nusreti është një përfaqësues dinjitoz i diasporës shqiptare në Slloveni. Ai edhe si menaxher futbolli ka arritur që gjithnjë e më shumë të promovojë në kampionate me emër në Evropë talentet e futbollit të hapësirës mbarëshqiptare. Njëherazi, si veprimtar shqiptar, ai gjithmonë ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur shumë veprimtari të Ambasadës së Shqipërisë në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e kulturës shqiptare.

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00