Ambasadori Pëllumb Qazimi merr pjesë në sesionin e 45-të të Bordit të Këshilltarëve të ITF-Fondi Ndërkombëtar i Besimit

Në datën 17 nëntor, ambasadori Pëlumb Qazimi, në cilësinë e vëzhguesit, ishte pjesëmarrës në sesionin e 45-të online të Bordit të Këshilltarëve të ITF-Fondi Ndërkombëtar i Besimit. ITF, organizatë ndërkombëtare në fushën e sigurisë njerëzore vendosur në Lubjanë, prej dekadash është e angazhuar në fushën e sigurisë njerëzore në vende të ndryshme të botës. Punimet e sesionit u drejtuan nga kryetarja aktuale e bordit të këshilltarëve, Esen Altuğ, ambasadore e Turqisë. Ndërsa temat kryesore lidhur me veprimtarinë e ITF gjatë vitit 2020 dhe projektet për vitin 2021 u parashtruan nga drejtori i ITF, ambasadori Tomaž Lovrenčič.

Në fjalën e tij, ambasadori Pëllumb Qazimi uroi ITF për punën shumë të suskesshme gjatë vitit 2020 dhe kjo pavarësisht kufizimeve të pandemisë së Covid-19. Njëherazi ai shprehu falënderime për përfundimin me sukses të projekteve të parashikuara gjatë vitit në Shqipëri, duke përmendur edhe mirënjohjen ndaj SHBA-ve për donacionet e dhëna për projektet e ITF në Shqipëri, ashtu sikundër edhe për kontributin e Norvegjisë në projekte të ndryshme. Duke punuar ngushtë me ITF, Shqipëria deri në fund të vitit 2020 përmbush objektivin e qeverisë për të eliminuar rrezikun e municioneve në vend. Projektet e zbatuara në Shqipëri kanë synuar pastrimin e zonave të ndotura nga municionet, asgjësimin e armatimit të tepërt e të rrezikshëm, pajisje spitali, trajnim të strukturave të forcave të armatosura e të shoqërisë në tërësi në fushën e sigurisë njerëzore.

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00