Diplomaci ekonomike-vijojnë kontaktet e takimet me kompani sllovene të interesuara për tregun e Shqipërisë

Pavarësisht kufizimeve të shkaktuara nga pandemia e Covid-19, Ambasada ka vazhduar kontakte, shkëmbime informacioni dhe takime me përfaqësues të bisneseve sllovene të interesuara për të hyrë në tregun shqiptar. Gjatë muajve tetor-nëntor janë asistuar me informacionin e nevojshëm pesë kompani sllovene, të cilat kanë realizuar udhëtime biznesi në Shqipëri. Në datën 19 nëntor, në Ambasadë është pritur Bogdan Tončič, menaxher rajonal i kompaninë Alpina, e profilizuar në industrinë e këpucëve dhe e njohur në mbarë botën për produktet e saj në fushën e skiimit. Kompania është e interesuar që me lehtësimin e kufizimeve të pandemisë, të hyjë në tregun shqiptar, jo vetëm për të shitur produktet e saj, por edhe më tepër, për investim në këtë sektor.

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00