Në datën 30 dhjetor, “Dita e Inovacionit 2020” në Lubjanë solli së bashku virtualisht mbi një mijë pjesëmarrës nga më shumë se pesëdhjetë vende. Pjesëmarrësit riafirmuan rolin qendror të kreativitetit për promovimin e zhvillimit ndërkombëtar dhe tranzicionit të gjelbërt, duke synuar paqe të qëndrueshme dhe siguri. Ngjarja ishte një bashkim i veprimtarive të kaluara të “Creative Forum Ljubljana” dhe “Innovation Day”, u organizua nga Dhoma sllovene e Tregtisë dhe Industirsë, Agjensia sllovene e Investimeve SPIRIT, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë të Sllovenisë. Kjo ngjarje u ndoq edhe nga ambasadadori Pëllumb Qazimi.