Ambasadori Pëllumb Qazimi zhvilloi takim me drejtorin e ITF-Enhancing Human Security, Tomaž Lovrenčič.
Ambasadori falënderoi ITF për projektet tashmë të përmbushura dhe ato në vijim në fushën e sigurisë njerëzore në Shqipëri.
Më tej, bashkëbisedimi u fokusua në gjetjen e donatorëve për financimin e projekteve të planifikuara për vitin 2021 e më tej në Shqipëri.
ITF është organizatë ndërkombëtare me kontribute të dukshme të sigurisë njerëzore në Ballkanin Perëndimor, Lindjen e Mesme, Azi, Amerikën Latine, etj.
Po ashtu, ambasadori Pëllumb Qazimi i dorëzoi ambasadorit Tomaž Lovrenčič letrën e ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë ku shprehet vullneti dhe gatishmëria e qeverisë shqiptare për të punuar së bashku me ITF.