Ambasadori Pëllumb Qazimi zhvilloi takim me Igor Kovač, këshilltar i Kryeministrit të Sllovenisë.
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime e vlerësime për pritshmëritë e Sllovenisë lidhur me prioritetet e Presidencës së Këshillit të BE-së, por edhe për pritshmëritë e Shqipërisë për fillimin e negociatacve të anëtarësimit në BE.
Gjithashtu, u diskutua edhe për bashkëpunimin dypalësh, si dhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Sllovenia mbetet plotësisht e angazhuar për një moment të ri sa i përket zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.