U kremtua në Slovenj Gradec 76 vjetori i Kombeve të Bashkuara dhe 30 vjetori i Pavarësisë së Sllovenisë.
Ceremonia u zhvillua në Slovenj Gradec, qytet slloven i shpallur Qytet Lajmëtar i Paqes i Kombeve të Bashkuara para 32 viteve. Ndërsa Sllovenia u bë anëtare e OKB-së në vitin 1992.
Pjesëmarrësit në ceremoni i përshëndeti Presidenti i Republikës së Sllovenisë Borut Pahor, i cili vuri theksin te multilateralizmi, solidariteti e bashkëpunimi.
Në këtë ngjarje, së bashku me drejtues të misioneve të tjera diplomatike, ishte i pranishëm edhe ambasadori Pëllumb Qazimi.
Në përfundim, Presidenti gjithashtu bashkëbisedoi me ambasadorët e pranishëm në ceremoni.