Gjatë takimit, ambasadori prezantoi programet në kuadër të “Tirana Kryeqyteti i Rinisë Evropiane 2022”.
Pečovnik u shpreh i kënaqur për projektet bashkëpunuese me Shqipërinë në fushën e angazhimit të të rinjve në sportet universitare.
Ndërkohë, shprehu gatishmërinë për koordinim e përfshirje në programet e Bashkisë së Tiranës gjatë vitit 2022.