
Ambasadori Pëllumb Qazimi e falënderoi bashkëbiseduesin për përfundimin me sukses të projektit të pullës së përbashkët postare Slloveni-Shqipëri. Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për konkretizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Postës Shqiptare dhe Postës Sllovene. Pulla e përbashkët pasqyron fushën e ekoturizmit në të dy vendet dhe në datën 22 dhjetor fillon përdorimi i saj si në Shqipëri ashtu edhe ne Slloveni. Ambasada së bashku me Postën Sllovene janë dakorduar për të vijuar bashkëpunimin edhe gjatë vitit 2022.