Si përherë, takim shumë miqësor me Janez Fajfar, kryetar i Bashkisë Bled. Ambasadori Pëllumb Qazimi dhe kryetari i Bashkisë diskutuan për bashkëpunimin e dobishëm me Ambasadën e Shqipërisë.
Bledi është simbol i turizmit elitar slloven, i njohur në botë. Njëherazi, Bledi ruan dëshmi të shumta të hershme dhe të tashme të marrëdhënieve e të bashkëpunimit ndërmjet Sllovenisë dhe Shqipërisë.
Gjatë takimit përveç shkëmbimit të urimeve më të mira, u diskutua edhe për veprimtari të prezantimit të Shqipërisë gjatë vitit 2022.