Fusha e arsimit shumë e rëndësishme për bashkëpunimin dypalësh Shqipëri-Slloveni. Universiteti Luarasi ka vendosur bashkëpunim me Primorska University në Slloveni

Në datën 13 janar, është zhvilluar takim online ndërmjet stafeve drejtuese të Universitetit Luarasi në Shqipëri dhe Primorska University në Slloveni. Të dy palët janë dakorduar për bashkëpunim konkret në sektorin e turizmit dhe në sektorë të tjerë, duke përfshirë studimet bachelor, nivelin master, si dhe shkëmbim studentësh në kuadrin e programit Erasmus +. Po ashtu, palët kanë rënë dakord edhe për shkëmbim të stafit akademik. Në periudhën e afërt të ardhshme Universiteti Luarasi do të realizojë vizitë në Primorska University për konkretizim të fushave të bashkëpunimit në vijim, duke përfshirë edhe nënshkrim të një dokumenti bashkëpunimi.
Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori Pëllumb Qazimi, i cili pasi përshëndeti nismën e ndërmarrë, shprehu vullnetin dhe gadishmërinë e Ambasadës për të qenë pjesë e projektit dhe për të bërë gjithçka të mundshme për suksesin e tij.

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00