
Në mbrëmjen e datës 1 mars, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, Shqipërisë, Gjeorgjisë, Japonisë, Kosovës, Mbretërisë së Bashkuar, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, SHBA-ve, dhe Zvcrës, akredituar në Republikën e Sllovenisë, u takuan në Shtëpinë e Evropës në Lubjanë për të shprehur solidaritetin me Ukrainën dhe popullin e Ukrainës. Në këtë ngjarje, të mirëpritur nga Përfaqësimi i Komisionit Evropian në Slloveni dhe drejtuar nga ambasadorja e Francës, si vend mbajtës i Presidencës së Këshillit të BE-së, pjesëmarrësit u informuan nga ambasadori i Ukrainës, Mykhailo Brodovych, i cili sapo është kthyer nga Kievi. Ambasadorët shprehën mbështetjen dhe solidaritetin e plotë me Ukrainën.