Në datën 5 maj, ambasadori Pëllumb Qazimi ishte pjesëmarrës në dy veprimtari - koncerte humanitare në ndihmë të Ukrainës. Ngjarjet u organizuan respektivisht nga Përfaqësimi i Komisionit Evropian dhe nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Slloveni. Interpretuan orkestra e muzikantëve të rinj ukrainas, që tashmë janë akomoduar në Slloveni, një orkestër frymore e Ushtrisë Britanike, etj. Të ardhurat e grumbulluara janë paracaktuar për ndihmë ndaj refugjatëve ukrainas.