Në datën 24 maj, u prit në Ambasadë qytetari slloven Nikolai Pirc, i cili prezantoi një befasi për lidhjet e vjetra shqiptaro-sllovene. Në bisedën me ambasadorin Pëllumb Qazimi dhe këshilltaren Briseida Nina, ai paraqiti dëshmi se gjyshi i tij, Ivan Kocijančič, gjatë Luftës së Parë Botërore ka qenë në Shqipëri. Si ushtar, për rreth dy vite Ivan Kocijančič ka patur mundësinë të udhëtojë në shumë zona të Shqipërisë si në Elbasan, Gramsh, Rrogozhinë, Divjakë, Durrës, Tiranë, Lezhë, Shkodër, etj. Këto dëshmi janë marrë nga ditari që ai ka mbajtur dhe që ruhet në Muzeun e qytetit të Lubjanës.