Në datën 22 prill nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë u zhvillua konferenca “Të drejtat për paqe: sfida dhe mundësi”. Rreth 100 pjesëmarrës në konferencë u përshëndetën nga Ministri i Punëve të Jashtëm të Sllovenisë Karl Erjavec. Ndërkohë në konferencë ishte pjesëmarrës edhe Ministri i Drejtësisë të Sllovenisë. Temat e të drejtave të njeriut, realiteti dhe normat e parimet, rritja e reagimit ndaj krimit të vrasjeve e gjenocidit ishin tema qëndrore të konferencës. Çështja e të drejtave të njeriut është në fokusin e politikës së jashtme të Sllovenisë.
Ligjëruesit ishin nga shumë vende të botës, akademikë, profesorë, autoritete me përvojë në fushën e drejtësisë e të mbrojtjes të të drejtave të njeriut. Konferenca u ndoq edhe nga ambasadori Pëllumb Qazimi, diplomatja Brunilda Minarolli nga MPJ dhe përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë të Shqipërisë.