
Në datën 13 qershor u pritën në Ambasadë drejtues e përfaqësues të dy shoqatave të studentëve shqiptarë, respektivisht në Zagreb dhe Lubjanë, të cilat prej një viti janë pjesë e rrjetit të shoqatave studentore shqiptare në disa kryeqytete evropiane. Ambasadori Pëllumb Qazimi uroi studentët për punën e bërë dhe i inkurajoi për përpjekje të mëtejshme në misionin e tyre fisnik. Studentët shqiptarë tashmë janë shembull në promovimin e imazhit më të mirë shqiptar, në ruajtjen e kulturës, traditave dhe integrimit në shoqëritë e vendeve ku jetojnë e studiojnë. Njëherazi ata përbëjnë modelin më të mirë për të ardhmen e komuniteteve shqiptare në vende të ndryshme.