Submitted by ambslovenia on Fri, 09/04/2015 - 10:27

Në datën 21 korrik ambasadori Qazimi zhvilloi takim me Gjeneral Major Andrej Osterman, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Sllovenisë. Bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sidomos bashkëpunimin në kuadrin e Aleancës së NATO-s. Pjesë e diskutimit ishin edhe projektet e ardhshme në fushën e sigurisë, si dhe nevoja e shkëmbimit të përvojave e të ekspertizës për fusha të veçanta.