Data 26 shtator në Koper të Sllovenisë, ishte ditë e shqiptarëve

datën 26 shtator Koper, një numër i madh bashkëkombasish bashku me autoritetet e Bashkisë qytetit përkujtuan përmes disa veprimtarive 300 vjetorin e Pallatit Bruti, objekt ku sot është vendosur Biblioteka Qendrore e Koperit. Manifestimet u organizuan nga Shoqata Shqiptare “Iliria” me kryetar Heset Ahmeti bashkëpunim me Bibliotekën Qendrore Koper, përfaqësuar nga Peter Štoka dhe mbështetur nga Ambasada e Shqipërisë dhe Ambasada e Kosovës. Nderuan me pjesëmarrjen e tyre Boris Popovič, kryetari i Bashkisë Koper, Valon Murati, ministër i Diasporës qeverinë e Kosovës, ambasadori i Shqipërisë Pëllumb Qazimi, ambasadori i Kosovës Nexhmi Rexhepi, drejtuesit e kishës katolike Koper, drejtuesi i misionit katolik shqiptar Zagreb don Albert Krista, studjues historisë nga Sllovenia, Shqipëria dhe Kosova.

datën 26 shtator, Koperi foli shqip. Familja Bruti dhe familjet e tjera fisnike shqiptare Bruni dhe Boris, me aktivitet shquar dhe shumëplanësh Koper periudhën para shumë se tre shekujve, mblodhën bashku shqiptarë nga kudo. Pjesëmarrës ishte jo vetëm komuniteti shqiptar Koper e Slloveni. Shqiptarët e ardhur nga Kroacia, Italia, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, zgjeruan tej përmasat e manifestimeve.

Kryetari i Bashkisë Koper, në fjalën e tij përshëndetëse e konsideroi veprimtarinë të veçantë dhe shumë mbresëlënëse. Sipas tij, kur dëgjoi për herë të parë për ekzistencë të shqiptarëve para më shumë se 300 vitesh “ishte surprizë”. Por tani mund të thuhet se “ky është një realitet shumë i hershëm dhe i pakundërshtueshëm”. Madje në këtë qytet ka ekzistuar edhe një rrugë “Rruga e shqiptarëve”. Të pranishmit i përshëndetën edhe ministri i Diasporës në qeverisnë e Kosovës, ambasadorët e Shqipërisë dhe të Kosovës, etj.

Veprimtaritë vijuan me meshën në kishën ku para më shumë se 300 vitesh meshat i drejtonte Agostin Bruti, shqiptari me origjinë nga Durrësi. Mesha i kushtohej familjeve shqiptare Bruti, Bruno dhe Boris, familje me kontribute të hershme në jetën dhe historinë e qytetit Koper. Mesha u zhvillua kryesisht në gjuhën shqipe dhe kjo, për herë të parë. E veçanta tjetër, ishte se don Albert Krista drejtonte meshën duke patur të veshur veshjen e përdorur para disa shekujve nga Agostin Bruti. Ky ishte një gjest shumë domethënës i drejtuesve të kishës së Koperit. Veshja e shqiptarit para më shumë se 300 vitesh përdoret sot nga shqiptari i sotëm don Albert Krista.

Veprimtaria pasuese ishte vizita në Manastirin Françeskan Shën Ana, ku mbajtën ligjërata Prof as. Edmond Malaj, Insituti i Historisë-Qendra e Studimeve Albanologjike Tiranë dhe Prof.Salvator Žitko, kryetar i shoqatës të historianëve të Primorjes sllovene. Prof Malaj bazuar në të dhëna arkivore e burime të ndryshme u ndal në veçanti në historikun e familjeve shqiptare Bruti, Bruno, Boris, etj. me veprimtari në Durrës, Lezhë, Shkodër, Ulqin, Novigrad të Kroacisë dhe sidomos në Koper të Sllovenisë. Referatet e paraqitura do të jenë pjesë e një botimi të veçantë që do të realizohet nga Biblioteka Koper. Më tej të pranishmit vizituan ekspozitën e piktorit të njohur nga Kosova Gani Llalloshi, ekspozitë e emërtuar "Nostalgjia". Autori në shenjë respekti i dhuroi portretin e Nënë Terezës Kishës Katolike të Koperit.

Në përfundim të pjesës zyrtare të veprimtarive, të pranishmit së bashku u përfshinë në këngë e valle shqiptare, duke krijuar te secili ndjesinë e kënaqësisë dhe krenarisë, duke shënuar kështu një ngjarje me shumë rëndësi jo vetëm për shqiptarët që banojnë në Slloveni, por për vetë qytetin e Koperit, si dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet popullit shqiptar dhe atij slloven.

Kryetari i Bashkisë Koper, Boris Popovič priti në një takim të veçantë të ftuarit kryesorë, ku shprehu kënaqësinë e veprimtarive të tilla, kënaqësinë e bashkëpunimit me shqiptarët që banojnë në Koper, si dhe gadishmërinë e tij për vendosje të një bashkëpunimi më të ngushtë me Shqipërinë dhe Kosovën.

Veprimtaritë në përkujtim e nderim të familjeve fisnike shqiptare në Koper, përfaqësojnë një pikë kulmore të angazhimit të shqiptarëve të Sllovenisë. Me këtë rast fjalët më të mira dhe urimet më të përzemërta drejtohen ndaj Shoqatës shqiptare »Iliria« dhe kryetarit të saj Heset Ahmeti dhe ndaj Bibliotekës Qendrore Koper, me përfaqësues Peter Štoka, i cili në përkujtim të familjes fisnike shqiptare Bruti, prezantoi edhe prodhimin e tij të verës me emërtimin "De Brutis Augustinus".

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00