Në datën 16 tetor ambasadori Pëllumb Qazimi zhvilloi vizitë në qytetin slloven Postojna. Ai shoqërohej nga veprimtari shqiptar me banim në këtë qytet, Besim Hajdari dhe nga skulptori nga Tirana, Leonard Lekaj. Gjatë kësaj vizite ambasadori u prit në takim nga kryetari i Bashkisë Igor Marentič. Ambasadori vlerësoi kujdesin që Bashkia tregon për integrimin e shqiptarëve në jetën e qytetit si dhe për kontributin e tyre në jetën ekonomike dhe shoqërore.
Bashkëbisedimi më tej u përqëndrua në jetësimin e projektit të vendosjes të shtatores të Nënë Terezës në sheshin qendror të qytetit. Skulptori Leonard Lekaj trajtoi anën artistike dhe atë teknike të realizimit të projektit, i cili do të mbështetet financiarisht nga veprimtari Besim Hajdari. Projekti parashikohet që të realizohet brenda vitit 2016. Pjesë e vizitës ishte edhe takimi me kreun e kishës katolike të Postojnës.