Në datën 28 tetor ambasadori Pëllumb Qazimi u prit në takim nga zëvendës kryetari i Bashkisë Lubjanë z. Dejan Crnek, i cili shoqërohej nga përgjegjësja e departamentit të kulturës Mateja Veble. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi dypalësh, si dhe mbështetja e autoriteteve të qytetit për veprimtari të përbashkëta me Ambasadën e Shqipërisë, duke veçuar organizimin e Ditës së Shqipërisë në prill të këtij viti.
Bashkëbiseduesit ranë dakord për hapjen e ekspozitës fotografike "Shqipëria nga ajri", të autorit Alket Islami. Ekspozita do të organizohet në kuadrin e festave të nëntorit, në një nga mjediset e hollit qëndror të ekspozitave të Bashkisë Lubjanë. Ekspozita e muajit nëntor është tregues i bashkëpunimit të suksesshëm, tashmë të vendosur ndërmjet Ambasadës të Shqipërisë dhe Bashkisë Lubjanë.