Në datën 12 nëntor ambasadori Pëllumb Qazimi zhvilloi takim me studjuesen Nataša Gregorič Bon, Instituti i Studimeve Antropologjike dhe Hapsinore, Lubjanë. Ajo për trembëdhjetë muaj në periudhën 2004-2005 ka kryer kërkime dhe realizuar studime të doktoraturës në Dhërmi të Shqipërisë. Së fundi botimi në sllovenisht i librit të saj rreth këtyre studimeve është përkthyer në shqip me titullin "Hapësira mospërputhjesh".Libri është përkthyer me cilësi të lartë nga Anila Zaimi me origjinë nga Tirana dhe banuese në Slloveni. Botimi në shqip do të prezantohet për publikun shqiptar përmes ceremonisë të promovimit që do të organizohet në Tiranë në datën 13 nëntor. Ambasadori Qazimi përgëzoi autoren dhe më tej u zhvillua bashkëbisedim për projekte të përbashkëta, që do të realizohen gjatë vitit 2016 në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Lubjanë.