Në datën 14 nëntor fëmijët shqiptarë që ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe pranë shkollës të hapur nga "Forum-Ilirida", Lubjanë, vizituan Ambasadën e Shqipërisë. Mesdita e kësaj date nga ana e Ambasadës i kushtohej nxënësve shqiptarë. Ata vizituan mjediset e Ambasadës dhe me gjuhën e tyre fëminore bashkëbiseduan me personelin e Ambasadës. Më tej ata u njohën me libra të ndryshëm në gjuhën shqipe si dhe recituan vargje poetike nga trevat mbarëshqiptare.