Në datën 16 nëntor ambasadori Pëllumb Qazimi priti në takim z.Gašper Jež, drejtor i Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim në Lubjanë (CMSR) dhe znj. Elvana Zhezha, drejtore ekzekutive e Qendrës Ballkanike për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Tiranë. Të dy organizatat kanë bashkëkoordinuar vizitë pune në Slloveni me objektiva trainimi dhe familjarizimi të personelit të laboratorit të sigurisë ushqimore të Fakultetit të Veterinarisë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, i ngritur dhe i modernizuar me kontribut financiar të qeverisë sllovene. Në periudhën në vazhdim të dy organizatat kanë në proces zbatimi projektin e pastrimit dhe menaxhimit të ujit të pijshëm në Vlorë dhe projekt në fushën e mbetjeve urbane. Projektet financohen nga qeveria sllovene dhe departamenti i shtetit të SHBA-ve.
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime lidhur me ecurinë e zbatimit të projekteve në proces në Shqipëri, si dhe inicimin e projekteve të rinj, përfshi projekte në fusha të tjera.