Në datën 17 nëntor 2015 në Qendrën e Panaireve të qytetit të Lubjanës u zhvillua ceremonia e hapjes se panairit ndërkombëtar AMBIENT LJUBLJANA. Për herë të parë Shqipëria përfaqësohet në këtë panair me kompaninë e mobiljeve "ERALD" sh.p.k. Në panair marrin pjesë kompani sllovene, dhe kompani të tjera nga mbi 11 shtete. Panairi do të qëndrojë i hapur deri në datën 22 nëntor 2015. Në ceremoninë e hapjes ishte e pranishme ministër fuqiplotë, Elvira Isufi.