
Në datën 19 nëntor ambasadori Qazimi u prit në takim nga Irena Majcen, Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Gjatë takimit bashkëbiseduesit shprehën të njëjtin qëndrim se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë shumë të mira, në shumë drejtime dhe fusha. Por në aspektin ekonomik dhe disa fusha të veçanta është e nevojshme të konkretizohet më tej bashkëpunimi.
Temë e veçantë e diskutuar ishte përshpejtimi i procedurave të nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe në fushën e zhvillimit urban, si dhe konkretizimi i projekteve që lidhen me këtë fushë. Bashkëbiseduesit ranë dakord për vijimin e kontakteve të rregullta dhe jetësimin e projekteve tashmë të filluara.