Gazeta sllovene Finance e datës 20 nëntor i ka kushtuar një faqe të saj klimës së biznesit në Shqipëri, lehtësirave që janë krijuar së fundi, duke përmendur faktin edhe çuarjen e taksës për biznese të caktuara deri në zero. Gazeta edhe në versionin elektronik bën të ditur se "Qeveria e Edi Ramës ka marrë një sërë masash për të përmirësuar mjedisin e biznesit në Shqipëri, me synimin e tërheqjes të sa më shumë investitorësh të huaj".
Ndër të tjera artikulli thekson procedurat e shpejta dhe të lira në pikpamje të kostos për rregjistrimin e bizneseve. Ndërkohë nënvizon rëndësinë e reformës në drejtësi si përparësi edhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Në artikull shkruhet se ambasadori shqiptar në Slloveni, Pëllumb Qazimi vlerëson se masat e marra do të nxisin zhvillimin e sipërmarrjes në Shqipëri, si edhe rritjen e interesit të investitorëve të huaj.
Në faqen e gazetës janë paraqitur gjithashtu pikat e kontaktit të Ambasadës të Sllovenisë në Tiranë, të Ambasadës të Shqipërisë në Lubjanë, të Qendrës Ballkanike për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Tiranë, të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit në Tiranë si dhe të AIDA, Tiranë.
Artikulli i dytë i gazetës me titull: "Tiranën e kemi më afër se Washingtonin por sllovenët kanë qasje të gabuar ndaj saj", i referohet intervistës të Maša Šiftar, zëvendës ambasadore e Sllovenisë në Tiranë. Në intervistën e saj ajo është optimiste për zhvillimet e dhjetë viteve të ardhshëm në Shqipëri dhe nxit bashkëpunimin ndërmjet Sllovenisë dhe Shqipërisë në të gjitha fushat dhe në veçanti në atë ekonomike.
http://biznisplus.finance.si/8838496/Albanci-zni%C5%BEujejo-obdav%C4%8Ditev-podjetij-tudi-na-ni%C4%8Delno
http://biznisplus.finance.si/8838497/Tirana-nam-je-veliko-bli%C5%BEe-od-Washingtona-ampak-Slovenci-imajo-napa%C4%8Dne-predstave