Në mbrëmjen e datës 22 nëntor numër i madh shqiptarësh u mblodhën në Lubjanë për të festuar Ditën e Flamurit. Në emër të grupit organizator përshëndeti të pranishmit z. Tahir Maliqaj, kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare "Migjeni". Bashkëkombasit i përshëndetën edhe ambasadori i Shqipërisë Pëllumb Qazimi dhe në emër të Ambasadës të Kosovës diplomati Petrit Hajdari. Për orë të tëra të rinjtë kaluan një mbrëmje të këndshme nën tingujt e muzikës shqiptare.