Në mbrëmjen e datës 24 nëntor, në qendër të Lubjanës, në mjediset e hollit të galerive dhe të pritjeve të Bashkisë të qytetit u organizua pritja zyrtare me rastin e Ditës Kombëtare të Shqipërisë. Mernin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të institucioneve të tjera sllovene, ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik, drejtues e përfaqësues të shoqatave shqiptare në Slloveni, miq dhe të ftuar.Përpara pritjes të pranishmit vizituan ekspozitën fotografike "Shqipëria nga Ajri", të autorit Alket Islami, të çelur me këtë rast.
Të pranishmit i përshëndeti ambasadori Pëllumb Qazimi, si dhe zëvendës kryetari i Bashkisë Lubjanë, Dejan Crnek. Tashmë, ndërmjet Ambasadës të Shqipërisë dhe Bashkisë Lubjanë është vendosur bashkëpunim i frytshëm, i cili është në dobi të marrëdhënieve ndërmjet dy kryeqyteteve, Tiranës dhe Lubjanës, ndërmjet dy vendeve, Shqipërisë dhe Sllovenisë.