Festimet e Ditës së Flamurit në Slloveni

Shqiptarët e Sllovenisë përmes veprimtarive ndryshme kanë përcjellë Ditën e Flamurit. Prej datës 22 deri 28 nëntor ata janë bërë pjesë e manifestimeve organizuara Lubjanë, Koper, etj. Veprimtaria e parë u organizua nga Shoqata "Migjeni", Lubjanë, ku rinjtë shqiptarë bashku me prindërit e tyre për orë tëra nën tingujt e muzikës shqiptare ishin pjesë e veprimtarisë Ditës Flamurit. Ndërkohë, Shoqata "Forum-Ilirida" mbrëmjen e datës 27 nëntor organizoi veprimtari festive me fëmijët e shkollës mësimit plotësues gjuhën shqipe. Fëmijët recituan para prindërve tyre vargje kushtuar kësaj dite shënuar. pranishmit i përshëndeti kryetari i Shoqatës Zejnulla Bilali. Nderuan me pjesëmarrjen e tyre deputetja e Kuvendit Kosovës, Njomza Emini, personeli i Ambasadës Shqipërisë, përfaqësuesi i Ambasadës Kosovës, Petrit Hajdari dhe kryetari i Shoqatës "Migjeni", Tahir Maliqaj.

Veprimtari veçantë organizoi mbrëmjen e datës 28 nëntor edhe Shoqata e Studentëve Shqiptarë Sllovenisë nën drejtimin e kryetares Laura Seferaj.

Si gjithmonë, Shoqata "Iliria" e shqiptarëve të Istrias sllovene organizoi në datën 28 nëntor në Koper, veprimtari festive mbresëlënëse, ku përveç shqiptarëve të Istrias sllovene, merrnin pjesë shqiptarë nga Lubjana, Postojna, Celje, si dhe nga Italia, si nga Treviso, Padova dhe Trieste, miq sllovenë, ndër ta Peter Štoka, biblioteka qendrore Koper, etj. Të pranishmit u përshëndetën nga kryetari i shoqatës Heset Ahmeti, ambasadori i Shqipërisë Pëllumb Qazimi, përfaqësuesi i Ambasadës së Kosovës Gani Mulliqi. Grupi i të rinjve të shoqatës para të pranishmëve dhanë shfaqje artistike të përgaditur enkas për Ditën e Flamurit. Performanca e tyre dhe veshjet popullore të përgaditura për këtë rast ja vlejnë për t'u përshëndetur. Mandej të pranishmit janë gëzuar nën tingujt e muzikës popullore shqiptare interpretuar nga këngëtarët e ftuar me këtë rast. Veprimtaria u mbyll në orët e para të datën 29 nëntor me prezantimin e tortës të Flamurit.

Në kuadrin e veprimtarive për Ditën e Flamurit, për katër ditë me radhë, në qendër të Lubjanës, në hollin e ekspozitave të Bashkisë, qendroi e hapur fotoekspozita "Shqipëria nga Ajri", organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit Lubjanë në veçanti me kryetarin Zoran Janković dhe nënkryetarin Dejan Crnek. Gjithashtu në pritjen zyrtare të Ditës së Flamurit ishin të pranishëm edhe drejtues e përfaqësues shqiptarë nga të gjitha rajonet e Sllovenisë.

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00