Në datën 16 dhjetor kryetari i Bashkisë Lubjanë, Zoran Janković priti në takim ambasadorin Pëllumb Qazimi shoqëruar nga ministër fuqiplotë, Elvira Isufi. Gjatë takimit bashkëbiseduesit theksuan bashkëpunimin shumë të mirë, tashmë të vendosur, ndërmjet Ambasadës të Shqipërisë dhe Bashkisë Lubjanë. Gjatë vitit 2015, ndër të tjera, janë realizuar dy projekte të përbashkëta, Dita e Turizmit dhe Kulturës të Shqipërisë dhe Ekspozita fotografike "Shqipëria nga Ajri". Kryetari Janković pohoi se "Këto aktivitete kanë sjellë më tepër Shqipëri në Lubjanë. Edhe në të ardhmen të vazhdojmë në këtë mënyrë".
Gjithashtu u shkëmbyen mendime për veprimtari të tjera, si dhe shkëmbim vizitash në nivel Kryetar Bashkie të dy kryeqyteteve, Lubjanës dhe Tiranës. Për vitin 2016 Lubjana është shpallur kryeqyteti i gjelbërt i Evropës.