Në datën 22 janar ambasadori Pëllumb Qazimi priti në takim ambasadorin e ri të Greqisë në Slloveni, Sh.T. Z Nicolas Protonotarios. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, bashkëpunimit të dy vendeve me Slloveninë, si dhe çështje të zhvillimeve rajonale, përfshi situatën aktuale të krizës të emigrantëve.