Në datën 22 shkurt ambasadori Pëllumb Qazimi u prit në takim nga Europarlamentari slloven Franc Bogovič. Të pranishëm në takim ishin edhe Janez Podobnik, drejtues i organizatës ECPD, Lubjanë-Institut për Zhvillim të Qëndrueshëm, Planifikim Urban dhe Studime Mjedisore dhe Aleksandra Gradišek, drejtuese e Razvojni Center Srca Slovenije, organizatë sllovene “Zemra e Sllovenisë”. Çështjet e diskutuara ishin integrimi evropian i Shqipërisë dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Sllovenisë dhe Shqipërisë sidomos në aspektin ekonomik e të shkëmbimeve tregtare. Me mbëshjtetjen e Franc Bogovič dhe në bashkëpunim me ECPD, Ambasada në fillimin e muajit mars do të organizojë tryezë të rrumbullakët kushtuar bashkëpunimit të Shqipërisë me Slloveninë. Gjithashtu Shqipëria është përfshirë në projektet e Razvojni Center Srca Slovenije. Gjatë muajit mars do të nënshkruhet memorandumi i partneritetit me këtë organizatë. Ndërkohë, Bashkia Krujë do të jetë pjesë e projektit rajonal që sjell së bashku turizmin, prodhimet artizanale dhe hapjen e vendeve të punës, projekt ky në kuadrin e makrorajonit Adriatiko-Jonian.