Tryezë e Rrumbullakët në Lubjanë kushtuar bashkëpunimit Shqipëri-Slloveni

datën 4 mars Lubjanë u organizua tryezë e rrumbullakët kushtuar bashkëpunimit Shqipërisë me Slloveninë. Bashkëorganizatorë ishin Ambasada e Shqipërisë dhe ECPD, Institut Ndërkombëtar për Zhvillim Qëndrueshëm, Planifikim Urban dhe Studime Mjedisore. Tryeza prej përgatitjes deri realizimin e saj ka patur mbështetje plotë europarlamentarit slloven Franc Bogovič. Si veprimtari e parë e këtij lloji, ajo u shoqërua me interes veçantë jo vetëm nga autoritete institucioneve sllovene, por sidomos nga përfaqësues bisnesit e shoqërisë civile Slloveni. Gjatë veprimtarisë, sesione veçanta u u trajtuan çështjet e thellimit bashkëpunmit ekonomik, procesi i integrimit evropian Shqipërisë dhe roli i Sllovenisë këtë aspekt, projektet zhvillimore sllovene Shqipëri, si dhe shkëmbimet kulturore, artit e fushës arsimit si mjet i përshtatshëm për thelluar bashkëpunimin edhe fusha tjera, sidomos atë ekonomike.

Prania e autoriteteve sllovene nga ministri ndryshme, si ajo e jashtme, e arsimit, dhoma ekonomike dhe agjensia sllovene e investimeve, përfaqësues bisnesit vendas, por edhe njerëz dijes e shkencës shënuan vlerë shtuar këtë ngjarje. ftuar nga Ambasada e Shqipërisë për marrë pjesë dhe për kontribuar tryezën e rrumbullakët ishin edhe Genti Beqiri, drejtor i AIDA, Anila Dollani, Ministria e Integrimit Evropian dhe Përparim Kalo, Kalo & Associates.

Pjesëmarësit i përshëndetën ambasadori Pëllumb Qazimi, eurodeputeti Franc Bogovič, drejtori i përgjithshëm në ministrinë sllovene të Punëve të jashtme Tomaž Lovrenčič dhe drejtori i ECPD, Janez Podobnik.

Veprimtaria u ndoq nga rreth 60 pjesëmarrës, të cilët përveç ndjekjes me interes ishin edhe aktivë në paraqitje idesh, rekomandimesh dhe propozimesh për projekte konkrete dypalëshe. Mesazhi kryesor i kësaj veprimtarie ishte se ka ardhur koha për një moment të ri në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, sidomos në aspektin ekonomik. Në këtë frymë, u rikonfirmua edhe një herë se Sllovenia është mbështetëse dhe avokate e fortë e rrugëtimit evropian të Shqipërisë. Në përfundimet e veprimtarisë u përcaktuan edhe hapa konkretë për veprim në periudhën aftashkurtër dhe afatmesme. Ndër to mund të përmenden krijimi i këshillit të përbashkët të bisnesit Slloveni-Shqipëri, rritja e kontakteve ndërmjet bisneseve dhe mbështetja dypalëshe institucionale ndaj tyre, takimet dypalëshe për prezantim të mundësisë të investimeve në të dy vendet, vijimi i veprimtarive të Ambasadës për prezantimin e mundësive që paraqet tregu shqiptar, pjesëmarrja në panairet respektive në të dy vendet, fillimi i praktikës të binjakëzimit të qyteteve, etj. Ndërkohë, me interes u vlerësua përfshirja e të dy vendeve në projekte të përbashkëta me financim nga fonde të BE-së, sidomos ato në kuadrin e strategjisë të makrorajonit Adriatiko-Jonian, vijimi me projekte zhvillimore sllovene në Shqipëri në disa fusha. Fusha e arsimit, shkencës, kulturës, por edhe fusha të tjera së shpejti do të shënojnë zhvillime pozitive, sidomos me përgatitjen e protokollit dypalësh në fushën e arsimit, riaktivizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy agjensive të punës kërkimore dhe shkencore, nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe në fushën e zhvillimit urban, etj. Arti, kultura, shkenca u konsideruan si urë e efektshme që nxit edhe bashkëpunimin në fushën ekonomike.

Pjesëmarrësit, sidomos njerëzit e bisnesit kanë vlerësuar me nota vërtetë shumë pozitive tryezën e zhvilluar. Gjatë saj u krijuan mundësi krijimit kontakteve e komunikimit, gjë lehtëson punën ardhmen.

Tryeza e rrumbullakët, për Ambasadën e Shqipërisë përfaqëson një arritje konkrete fushën e dipomacisë publike dhe ekonomike. Vlerat e saj shtohen, pasi veprimtaria erdhi si rrjedhojë e bashkëpunimit me institutin slloven ECPD, duke patur edhe mbështetjen e drejtpërdrejtë europarlamentarit Franc Bogovič. Ambasada e Shqipërisë falënderon dhe shpreh mirënjohje ndaj gjithë pjesëmarrësve, gjithë kontribuesve dhe veçanti ndaj europarlamentarit Franc Bogovič, drejtorit ECPD Janez Podobnik, por edhe për KULT 3000 dhe sponsorizuesit e veprimtarisë si Sava Re, Nusi foundation, etj.

 

 

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=966207510100382&id=713...

 

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00