Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, Ambasada e Shqipërisë në Lubjanë organizoi një pritje me gratë e diasporës shqiptare, në mjediset e saj. Merrnin pjesë zonja shqiptare të Ministrisë të Punëve të Jashtme të Sllovenisë, të Ambasadës së Kosovës në Slloveni, si dhe përfaqësuese të grave shqiptare nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Pritja kaloi në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.
Nderim dhe vlerësim për rolin e gruas shqiptare në komunitetin shqiptar të Sllovenisë, në familje dhe shoqëri, në edukimin e fëmijëve, në ruajtjen e gjuhës dhe traditave shqiptare!