Në datën 16 mars ambasadori Qazimi u prit në takim nga zyrtarë të Bashkisë Koper. Gjatë takimit me Sabina Mozetič, drejtore në bashkinë e qytetit u bashkëbisedua për mundësitë e bashkëpunimit dypalësh në fushën e shkëmbimeve kulturore. Projekti i afërt promovues i Ambasadës së Shqipërisë është ai që bashkëorganizohet me mbështetjen e Kryetarit të Bashkisë Koper -ekspozita e pikturës dhe skulpturës "Proximity" të GaleriaKALO, Tiranë. Pjesë e vizitës ishin edhe takime dhe vizita në galeritë, muzetë dhe bibliotekën e qytetit.