Data 4 prill, dita ndërkombëtare e ndërgjegjësimit për minat dhe assistencës në aksionin kundër minave i kushtohet edukimit të publikut për rreziqet e minave tokësore. Sllovenia është e angazhuar në mënyrë aktive në veprimin kundër minave nëpërmjet organizatës ITF-Enhancing Human Security. Kjo organizatë mbulon një spektër të gjërë aktiviteti ndërkombëtarë dhe është shndëruar në zbatuese të projekteve të suksesshme në fushën e sigurisë njerëzore. ITF-Enhancing Human Security prej shumë vitesh ka qenë e angazhuar në Shqipëri për pastrimin e vendeve të ndotura nga municionet. Gjithashtu, parashikon zbatim të projekteve të rinj gjatë vitit 2017. Me rastin e kësaj dite në Lubjanë janë organizuar një numër veprimtarish, të cilat në veçanti kanë synuar ndërgjegjësimin e publikut dhe edukimin e tij për rezikun e minave.