Ambasadori Pëllumb Qazimi merr pjesë në takimin me ambasadorët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor si dhe në veprimtarinë e organizuar nga Qendra e Ekselencës për Financat - CEF

Në datën 8 prill, në mjediset e Qendrës së Ekselencës për Financat-CEF, nën drejtimin e ambasadores së Francës Florence Ferrari u zhvillua takimi i ambasadorëve të vendeve të BE-së dhe ambasadorëve të Ballkanit Perëndimor. U diskutua për çështje që lidhen me perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Debati u fokusua edhe në aspektin e konferencës BE-BP që do të zhvillohet në muajin qershor në kuadrin e Presidencës Franceze të Këshillit të BE-së.

Në pjesën e dytë të veprimtarisë u zhvillua takim pune vjetor i Qendrës së Ekselencës për Financat. Përshëndetën drejtorja e Qendrës, Jana Repanšek, ambasadori i Shqipërisë Pëllumb Qazimi dhe ambasadorja e Francës Florence Ferrari. Ambasadori Qazimi përshëndeti punën e bërë nga CEF për reformat në sektorin publik, financiar, bankar, etj., në vendet e Evropës Juglindore, përfshi Shqipërinë. Po ashtu, ai shprehu besimin për drejtimin e suksesshëm të kryesisë së Bordit Drejtues të CEF për periudhën njëvjeçare nga Shqipëria duke filluar nga muaji qershor 2022. Kryesimi do të ushtrohet nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Në këtë ngjarje ishin të ftuar edhe ambasadorët e Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
08:00 - 16:00