Në datën 11 tetor, ambasadori Pëllumb Qazimi së bashku me kolegët, drejtues të misioneve diplomatike të SHBA-ve e Malit të Zi, përfaqësues të Ministrisë të Jashtme të Sllovenisë dhe të Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Lubjanës, ishte folës në panelin "Integrimi Euro-Atlantik i Ballkanit Perëndimor: sa i plotë dhe kur?". Veprimtaria është pjesë e seminarit "Balkan SAYS 2019", që organizohet çdo vit nga Këshilli Euro-Atlantik i Sllovenisë me të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Ambasadori Qazimi në fjalën e tij nënvizoi ecurinë, përfitimet dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i Aleancës së NATO-s dhe pritshmërinë e Shqipërisë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.