Në datën 4 shtator, në Škofja Loka u organizua paneli kryesor i veprimtarisë të "Rinjtë për të moshuarit", pjesë e projektit evropian "Evropa për qytetarët", bashkëfinacuar nga programi evropian i Bashkimit Evropian për qytetarët. Pjesë e projektit prej dy vitesh janë 12 qytete nga vendet anëtare të BE-së dhe Shqipëria. Qyteti i Krujës është pjesëmarrëse në projekt. Falë dashamirësisë së kryetarit të Bashkisë Škofja Loka, Tine Radinja, dhe Miha Ješe, ish kryetar i Bashkisë dhe njëherazi koordinatori kryesor i projektit, si dhe bashkëpunimit të suksesshëm të Ambasadës së Shqipërisë me qytetin Škofja Loka, është mundësuar edhe përfshirja e qytetit të Krujës. Ambasadori Pëllumb Qazimi, shoqëruar nga bashkëshortja, në fjalën e tij shprehu mirënjohje, falënderoi organizatorët si dhe përfaqësuesit e qyteteve evropiane, pjesë e projektit dhe theksoi vlerat e përfshirjes në projekt të një qyteti nga Shqipëria. Të pranishmit i përshëndetën edhe ambasadorët e Irlandës dhe Rumanisë, si dhe diplomatë të Ambasadave të Hollandës dhe Hungarisë. Për arsye të kufizimeve të pandemisë të Covid-19, përfaqësuesit e një numër qytetesh, përfshi edhe Krujën, kanë qenë pjesëmarrës në veprimtari përmes video-lidhjeve. Projekti vazhdon edhe gjatë vitit 2021.