Ambasadori Pëllumb Qazimi pret në takim ambasadorin e ri të Hungarisë Andor Ferenc Dávid

Në datën 12 gusht, ambasadori Pëllumb Qazimi ka pritur në takim prezantues Sh.T. Z. Andor Ferenc Dávid, ambasador i ri i Hungarisë në Slloveni. Takimi me ambasadorin ishte risjellje e njohjeve të mëparëshme, pasi ai ka qenë me detyra diplomatike në Kosovë, Malin e Zi dhe në Slloveni dhe së fundi edhe drejtor ekzekutiv i Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit, me përvojë të spikatur edhe sa i përket kontakteve e marrëdhënieve bashkëpunuese me Fondin e Ballkanit Perëndimor me seli në Tiranë. Gjatë takimit janë diskutuar tema të ndryshme, duke filluar me ecurinë e përgatitjen e Shqipërisë për konferencën e parë ndërqeveritare për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, etj. Ambasadori Andor Ferenc Dávid gjatë takimit ka theksuar mbështetjen e vendit të tij ndaj Shqipërisë në rrugëtimin e integrimit në BE, si edhe mbështetjen për rrugën euroatlantike të gjithë vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
08:00 - 16:00