Ambasadori Pëllumb Qazimi takohet me Ministrin e Shëndetësisë, Aleš Šabeder

Në datën 17 dhjetor, ambasadori Pëllumb Qazimi është pritur në takim nga Aleš Šabeder, ministër i Shëndetësisë të Republikës së Sllovenisë. Takimi kishte si synim kryesor mundësinë e ndihmës sllovene në fushën e shëndetësisë për situatën e pas tërmetit në Shqipëri. Ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë i ka dërguar letër homologut slloven lidhur me këtë çështje. Gjatë takimit ambasadori bëri një pasqyrë të situatës së pas tërmetit, duke u fokusuar në gjendjen dhe nevojat e shërbimit shëndetësor, sidomos të qendrave shëndetësore, spitaleve, etj. Ministri Šabeder bëri me dije se Sllovenia është në ndjekje të vazhdueshme të situatës në Shqipëri. Përveç ndihmës së deritanishme, materiale, financiare, etj., po punohet edhe për adresimin e nevojave me pajisje për qendrat shëndetësore, ashtu si edhe dërgim ekipesh mjekësore për asistencë ndaj personelit shëndetësor shqiptar. Gjatë javës së ardhshme Ministria e Shëndetësisë së Sllovenisë do të propozojë natyrën e ndihmës së mundshme në fushën e pajisjeve mjekësore, por edhe me personel mjekësor. Gjatë takimit u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e shëndetësisë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
08:00 - 16:00