Në datën 25 mars, ambasadori Pëllumb Qazimi është pritur në takim nga Florence Ferrari, ambasadore Francës në Slloveni. Gjatë takimit janë diskutuar dhe shkëmbyer vlerësime lidhur me zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, procesin e integrimit në BE për vendet e rajonit, pritshmëritë ndaj Presidencës sllovene të Këshillit të BE-së dhe më tej asaj franceze, si dhe për çështje të tjera të interesit të ndërsjelltë.