Ambasadori Qazimi merr pjesë në sesionin e 46-të të Bordit Këshillues të ITF-Enhancing Human Security

Ambasadori Pëllumb Qazimi mori pjesë në sesionin e 46-të të Bordit Këshillues të ITF-Enhancing Human Security, i cili u zhvillua nën drejtimin e Tomaž Lovrenčič, drejtor i kësaj organizate ndërkombëtare.
Në këtë sesion, të cilin e përshëndeti edhe Ministri i Jashtëm slloven Anže Logar, u prezantua raporti vjetor për vitin 2020, si dhe u diskutuan projektet e parashikuara për vitin 2021.
Ambasadori Pëllumb Qazimi në fjalën e tij falënderoi drejtuesit e ITF për projektet e realizuara në rajone të ndryshme të botës në fushën e sigurisë njerëzore, solli në vëmendje bashkëpunimin e ITF me Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe uroi që dy projektet e parashikuara për vitin 2021 me Shqipërinë të mbulohen financiarisht.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
08:00 - 16:00