Articles

Ambasadori Pëllumb Qazimi merr pjesë në takimin e organizuar nga kryetari i Bashkisë Maribor me ambasorët e akredituar në Slloveni

Albanian

Në datën 27 maj, para organizimit të Operas së Mbrëmjes, veprimtari tashmë tradicionale në Maribor, Saša Arsenovič kryetar i Bashkisë Maribor priti në takim një grup ambasadorësh të vendeve të ndryshme në Slloveni. Ai prezantoi arritjet zhvillimore në qytetin e Mariborit.

Gjurmë të lidhjeve shqiptaro-sllovene

Albanian

Në datën 24 maj, u prit në Ambasadë qytetari slloven Nikolai Pirc, i cili prezantoi një befasi për lidhjet e vjetra shqiptaro-sllovene. Në bisedën me ambasadorin Pëllumb Qazimi dhe këshilltaren Briseida Nina, ai paraqiti dëshmi se gjyshi i tij, Ivan Kocijančič, gjatë Luftës së Parë Botërore ka qenë në Shqipëri.

Priten në Ambasadë fitues shqiptarë të çmimeve ndërkombëtare në fushën e arkitekturës

Albanian

Në datën 6 maj, janë pritur në Ambasadë Ada Lushi dhe Erazmia Gjikopulli, përfaqësuese të StudioArch4, Tiranë. BIG SEE, Lubjanë - platformë ndërkombëtare e promovimit të arritjeve në fushën e arkitekturës, ka vlerësuar me çmime fituese StudioArch4 për vitin 2020 dhe vitin 2022.

Koncerte me natyrë humanitare, në ndihmë të Ukrainës

Albanian

Në datën 5 maj, ambasadori Pëllumb Qazimi ishte pjesëmarrës në dy veprimtari - koncerte humanitare në ndihmë të Ukrainës. Ngjarjet u organizuan respektivisht nga Përfaqësimi i Komisionit Evropian dhe nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Slloveni. Interpretuan orkestra e muzikantëve të rinj ukrainas, që tashmë janë akomoduar në Slloveni, një orkestër frymore e Ushtrisë Britanike, etj.

Koncert me muzikë shqiptare në Lubjanë

Albanian

Në mbrëmjen e datës 16 prill, në Lubjanë, në kuadrin e projektit "Balkan Open Jam", nga grupi i Jelena Soro u zhvillua koncert me këngë shqiptare. Koncerti u ndoq nga një numër i madh dashamirësish të muzikës. Ky grup edhe më parë ka interpretuar këngë shqiptare, ashtu sikundër edhe nga vende të tjera të Ballkanit, duke dhënë shembullin më të mirë të diversitetit kulturor e të respektit të ndërsjelltë ndërmjet popujve të rajonit. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë.

Për bashkëpunimin Slloveni -Shqipëri në fushën e diplomacisë digjitale

Albanian

Në datën 13 prill, ambasadori Pëllumb Qazimi ka zhvilluar takim me Katja Geršak, drejtore e Qendrës për Perspektivë Evropiane - CEP. Gjatë takimit është diskutuar dhe dakorduar për veprimtaritë që do të organizohen si në Slloveni, ashtu edhe në Shqipëri në fushën e diplomacisë digjitale dhe në fusha të tjera. Ambasada në mënyrë të vazhdueshme ka mbështetur dhe ka qenë pjesëmarrëse në veprimtaritë e organizuara nga CEP. Kjo qendër ka dhënë dhe vijon të ofrojë kontribute në procesin e integrimit evropian për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ambasadori Pëllumb Qazimi merr pjesë në takimin me ambasadorët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor si dhe në veprimtarinë e organizuar nga Qendra e Ekselencës për Financat - CEF

Albanian

Në datën 8 prill, në mjediset e Qendrës së Ekselencës për Financat-CEF, nën drejtimin e ambasadores së Francës Florence Ferrari u zhvillua takimi i ambasadorëve të vendeve të BE-së dhe ambasadorëve të Ballkanit Perëndimor. U diskutua për çështje që lidhen me perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Debati u fokusua edhe në aspektin e konferencës BE-BP që do të zhvillohet në muajin qershor në kuadrin e Presidencës Franceze të Këshillit të BE-së.

Gjurmë lidhjesh ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë

Albanian

Në datën 6 prill, ambasadori Pëllumb Qazimi priti në takim znj.Alenka Adamič. Takimi i kushtohej babait të saj, Bojan Adamič i cili në vitin 1947 ka përvojën e tij në Shqipëri. Bojan Adamič është kompozitor, dirigjent, dhe fotograf slloven. Nga maji deri në gusht të vitit 1947 ai ka vizituar Shqipërinë, ku ka organizuar e drejtuar një numër koncertesh. Alenka si bijë e tij, është shumë krenare për kontributin e dhënë nga i jati në Shqipëri, pavarësisht se 75 vite më parë.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
08:00 - 16:00