Articles

Ambasadori Pëllumb Qazimi në Novo Mesto së bashku me atletët veteranë shqiptarë

Albanian

Në datat 12 dhe 13 mars, atletët veteranë shqiptarë, me moshë nga 35 deri në mbi 80 vjeç, nën drejtimin e zëvendës presidentit të Atletëve Veteranë të Shqipërisë, Rudi Bektashi, ishin pjesëmarrës në Kampionatin Ballkanik të Atletëve Master në salla të mbyllura, Novo Mesto, Slloveni. Krahas atletëve nga vendet e tjera, atletët shqiptarë u paraqitën me profesionalizëm dhe përfaqësuan me dinjitet Shqipërinë, duke fituar edhe disa medalje. Sporti bashkon dhe nuk ndan, promovon bashkëpunimin, integrimin dhe paqen.

Solidaritet me Ukrainën dhe popullin e Ukrainës

Albanian

Në mbrëmjen e datës 2 mars, në Lubjanë u zhvillua tubim në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të Ukrainës. Përshëndetën të pranishmit Ambasadori i Ukrainës në Slloveni, Kryeministri i Sllovenisë, Presidenti i Këshillit të Shtetit, etj. Pjesëmarrësit me terma të fortë dënuan agresioni rus dhe shprehën solidaritet të plotë ndaj Ukrainës në këtë periudhë të vështirë. Në këtë tubim, së bashku me kolegë të tjerë ambasadorë, mori pjesë edhe ambasadori Pëllumb Qazimi.

Solidaritet me Ukrainën dhe popullin e Ukrainës

Albanian

Në mbrëmjen e datës 1 mars, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, Shqipërisë, Gjeorgjisë, Japonisë, Kosovës, Mbretërisë së Bashkuar, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, SHBA-ve, dhe Zvcrës, akredituar në Republikën e Sllovenisë, u takuan në Shtëpinë e Evropës në Lubjanë për të shprehur solidaritetin me Ukrainën dhe popullin e Ukrainës.

Takim miqësor me ambasadorin e Republikës së Kosovës

Albanian

Në datën 17 shkurt, ambasadori Pëllumb Qazimi u prit në takim nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë, Valdet Sadiku. Ambsadori Qazimi i shprehu ambasadorit Sadiku urimet më të përzemërta me rastin e Ditës së Pavarësisë të Kosovës. Gjatë takimit janë diskutuar një numër çështjesh të bashkëpunimit dhe sidomos angazhimi dhe puna e përbashkët me diasporën shqiptare në Republikën e Sllovenisë.

Shqipëria merr Kryesinë e Bordit Drejtues të Qendrës së Ekselencës për Financat - CEF

Albanian

Në datën 16 shkurt, ambasadori Pëllumb Qazimi u prit në takim nga Jana Repanšek, drejtore e CEF, Lubjanë. Nga muaji qershor 2022, Shqipëria merr Kryesinë njëvjeçare të Bordit Drejtues të Qendrës së Ekselencës për Financat - CEF. Kjo organizatë në mënyrë të vazhdueshme ka ofruar kontribut të vyer në fushat e menaxhimit të financave publike, politikave të taksave dhe administratës, sektorit bankar si edhe për lidership në menaxhimin e reformave. Shqipëria, krahas vendeve të tjera të Evropës Juglindore është përfituese e projekteve të ndryshme.

Ambasadori Pëllumb Qazimi ishte pjesëmarrës në ngjarjen kushtuar industrisë sllovene të mbrojtjes

Albanian

Në datën 15 shkurt, me pjesëmarjen e Ministrit të Mbrojtjes të Sllovenisë, Matej Tonin dhe me organizim të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Sllovenisë, u zhvillua në Lubjanë ekspozita e industrisë sllovene të mbrojtjes. Mernin pjesë drejtues të disa misioneve diplomatike në Slloveni. Në këtë ngjarje përveç prezantimit të produkteve të industrisë së mbrojtjes, u mundësua edhe bashkëbisedim dhe shkëmbim kontaktesh për bashkëpunime të mëtejshme gjatë viteve të ardhshme.

Vizitë e ambasadorit Pëllumb Qazimi në Qendrën Kulturore të Hebrenjve në Lubjanë

Albanian

Në datën 11 shkurt, ambasadori Pëllumb Qazimi vizitoi Qendrën Kulturore të Hebrenjve në Lubjanë, ku u prit në takim nga Robert Waltl, i cili është gjithashtu edhe drejtor i Miniteatrit të Lubjanës. U vlerësua bashkëpunimi shumë i mirë ndërmjet Ambasadës dhe Qendrës Kulturore të Hebrenjve në Lubjanë si dhe pjesëmarrja e Ambasadës në ngjarje të ndryshme të zhvilluara nga Miniteatri. Robert Waltl gjatë viteve të kaluara ka zbatuar projekte bashkëpunimi edhe me Teatrin Kombëtar në Tiranë.

Ambasadori Pëllumb Qazimi mori pjesë në takimin e Grupit të Vendeve Frankofone

Albanian

Gjatë takimit Florence Ferrari, Ambasadore e Francës në Slloveni, prezantoi prioritetet, si edhe programin e aktiviteteve të vitit 2022, në kuadër të grupit të vendeve frankofone.

Ambasadori Pëllumb Qazimi mori pjesë në pritjen e trupit diplomatik të organizuar nga autoritetet e larta sllovene

Albanian

Në përshëndetjet e Presidentit Borut Pahor dhe Kryeministrit Janez Janša u adresuan çështje të zhvillimeve të brendshme në Slloveni dhe ato të natyrës ndërkombëtare. Ndër të tjera, veçohet mbështetja që Sllovenia ofron për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
08:00 - 16:00