Articles

Zëvendës Ministrja e Drejtësisë Adea Pirdeni merr pjesë në Forumin Ministerial të Drejtësisë BE-Ballkani Perëndimor

Albanian

Në ditën e dytë të Forumit Ministerial BE-BP të çështjeve të brendshshme e të drejtësisë, organizuar në Brdo në kuadër të Presidencës sllovene të Këshillit të BE-së, u takuan ministrat e drejtësisë nga vendet e BP dhe drejtues të institucioneve të BE-së. Shqipëria u përfaqësua nga zëvendës ministja e Drejtësisë Adea Pirdeni.

Zëvendës Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari merr pjesë në Forumin Ministrerial të Brendshëm BE-Ballkani Perëndimor

Albanian

Forumi ministerial u organizua në kuadrin e Presidencës sllovene të Këshillit të BE-së, i cili u fokusua në rritjen e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, ekstremizmit dhe menaxhimin e migracionit. Zëvendës ministri Lamallari ofroi për të pranishmit përvojën e Shqipërisë, arritjet dhe hapat në proces, duke nënvizuar rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit në kuadrin dypalësh e rajonal, si edhe me agjensi e institucione të BE-së.

Gëzuar 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Çlirimit!

Albanian

Të gjithë shqiptarëve në Slloveni dhe kudo ku jetojnë e punojnë nëpër botë, Gëzuar Ditën e Flamurit!

Priten në Ambasadë drejtuesit e Shoqatës Kulturore Shqiptare "Migjeni"

Albanian

Ambasadori Pëllumb Qazimi së bashku me Burim Nimani dhe Nahid Bejtullahi kanë diskutuar për veprimtaritë në vijim, duke marrë parasysh edhe kushtet e pandemisë së Covid-19. Fushat e veprimtarive të parashikuara për të ardhmen jane ato të ruajtjes së identitetit kulturor, mësimit të gjuhës shqipe me fëmijët, etj.

Kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin në BE, Zef Mazi zhilloi vizitë në Slloveni

Albanian

Vizita u organizua në kuadrin e Presidencës sllovene të Këshillit të BE-së dhe në prag të disa mbledhjeve të rëndësishme të Këshillit të Evropës. Mazi u prit në takime nga zyrtarë të lartë në MPJ dhe në Asamblenë Kombëtare të Sllovenisë.

Kryenegociatori Mazi shprehu mirënjohjen e qeverisë shqiptare për vëmendjen e posaçme dhe mbështetjen e Sllovenisë ndaj procesit të zgjerimit dhe ndaj Shqipërisë në veçanti.

Takim shumë i mirë me Matjaž Pečovnik, sekretar i përgjithshëm i Asociacionit Evropian të Sporteve Universitare

Albanian

Gjatë takimit, ambasadori prezantoi programet në kuadër të “Tirana Kryeqyteti i Rinisë Evropiane 2022”.

Pečovnik u shpreh i kënaqur për projektet bashkëpunuese me Shqipërinë në fushën e angazhimit të të rinjve në sportet universitare.

Ndërkohë, shprehu gatishmërinë për koordinim e përfshirje në programet e Bashkisë së Tiranës gjatë vitit 2022.

Ambasadori Pëllumb Qazimi priti në një takim Jumni Sali, diplomat në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Slloveni

Albanian

Dita e takimit përkon me Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u njëhsua në Kongresin e Manastirit. 

Kongresi i Manastirit i njohur ndryshe si Kongresi i Alfabetit është mbajtur mes datave 14-22 nëntor 1908 për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Kjo ditë është tradicionale dhe ka jehonë në mbarë trevat shqiptare dhe në diasporën shqiptare.

Ambasadori Pëllumb Qazimi priti në një takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Republikës së Kosovës, Burim Qorri

Albanian

U diskutuan një sërë temash të natyrës ndërkombëtare, rajonale dhe natyrisht edhe marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, si edhe bashkëpunimit mes tyre.

Takim me dy artistët shqiptarë me emër ndërkombëtar, Ilir Kerni dhe Eno Peçi

Albanian

Pas përfundimit të premierës “Strune” në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Lubjanë, datë 11 nëntor, ku Eno Peçi u prezantua me koreografinë e pjesës “Angel”, ishte kënaqësi takimi me dy balerinët- ambasadorë të vërtetë të kombit shqiptar.
 
Ilir Kerni- Nder i Kombit, dhe Eno Peçi, balerinë dhe koreografë të njohur ndërkombëtarisht bëjnë krenarë jo vetëm artistët, por në tërësi publikun shqiptar. Ata janë vlerësuar me çmime e tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
08:00 - 16:00