Në datën 23 mars, në Lubjanë u organizua ceremonia e hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit Alpe - Adria 2022. Panairi pas dy vitesh ndërprerje për arsye të pandemisë së Covid-19, përfaqëson një ngjarje të rëndësishme për komunitetin e turizmit, për kompanitë, agjensitë dhe vendet pjesëmarrëse dhe shumë më gjerë. Në këtë veprimtari ishte i pranishëm edhe ambasadori Pëllumb Qazimi.