Libra shqip edhe për shqiptarët në Ptuj – Astrite Humski e angazhuar për këtë projekt

Në datën 10 nëntor, ambasadori Pëlumb Qazimi i dorëzoi veprimtares shqiptare Astrite Humski tekstet e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, si dhe tekste ndihmëse për fëmijët shqiptarë me banim në Ptuj. Astritja është nga Gjakova e Kosovës, me banim në Ptuj të Sllovenisë dhe është drejtuese projektesh integruese për gratë shqipfolëse në Universitetin Popullor në Celje. Ajo së bashku me kolege të tjera shqiptare në këtë universitet po bëjnë një punë të lavdërueshme për integrimin e grave shqiptare në shoqërinë sllovene. Integrimi i grave shqiptare, por edhe i fëmijëve shqiptarë, ende përfaqëson një sfidë serioze si për përfaqësitë diplomatike respektive, ashtu dhe për komunitetin shqiptar në Slloveni. Astritja shoqërohej nga bashkëshorti i saj slloven, Ferdinand Humski, i cili është arsimtar në Shkollën e Mesme Teknike në Ptuj dhe mbështet plotësisht Astriten në punën dhe përpjekjet e saj.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
08:00 - 16:00